ZYRTARE/ Ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës rikthehet në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2019 | 18:32

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës rikthehet në Serinë A

 Xheison Murijo rikthehet zyrtarisht në Itali, aty ku luajti deri në sezonin 2016-2017 për Interin.murillo

Ditën e sotme mbrojtësi 27-vjeçar, ka firmosur për Sampdorian, ku është transferuar në formën e huazimit me detyrim blerje për 15 milionë euro nga Valencia. Pasi kaloi vizitat mjekësore me sukses, kolumbiani firmosi kontratën e cila e mban të lidhur me klubin italian deri në qershor të vitit 2023.murillo

Kujtojmë se lojtari ka luajtur edhe më pare në Itali, për Interin dy sezone, nga 2015 deri në 2017, ku zhvilloi 65 ndeshje me zikaltërit. Sezonin e fundit mbrojtësi luajti i huazuar tek Barcelona, ku zhvilloi vetëm 4 ndeshje, dhe tani do të nisë një aventurë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"