Zyrtare/ Ish-futbollisti i Partizanit transferohet në kampionatin rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 18:44

Zyrtare/ Ish-futbollisti i Partizanit transferohet në kampionatin rumun

Ish-futbollisti i Partizanit, Besart Abdurahimi do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rumun. 28-vjeçari firmosi ditën e sotme një kontratë 18-mujorshme me Hermanstadt.

abdurahimi

Sulmuesi u prezantua sot te skuadra e tij e re dhe pas zhgënjimit tek Partizani do të kërkojë të lërë gjurmë në kampionatin rumun.

Abdrurahimi

Ai ka nisur karrierën te NK Zagrebi në Kroaci, për të kaluar më pas në Izrael te Hapoel Tel Aviv. Më pas Abdurahimi u transferua te Lokereni në Belgjikë, Astana në Kazakistan dhe Cerezo Osaka në Japoni, para se në janar të vitit 2017 të firmoste me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa së fundmi u aktivizua në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"