ZYRTARE/ Interi i beson Spaletit, rinovon me zikaltrit deri në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 18:31

ZYRTARE/ Interi i beson Spaletit, rinovon me zikaltrit deri në…

Luçiano Spaleti dhe Interi do të vazhdojnë të punojnë së bashku. Rinovimi i trajnerit italian, është tashmë zyrtar. Ai ka zgjatur kontratën e tij të mëparshme që e kishte nënshkruar në 2017 dhe që përfundonte në fundin e këtij sezoni.

Spaleti dhe Zhang

Kështu ai sipas kontratës së re, ai do të jetë trajner i zikaltërve deri në 2021. Ky rinovim tregon edhe njëherë se gjërat në kampin zikaltër janë në rrugën e duhur dhe ekipi që po ndërtohet do ti besohet teknikut Spaleti.

Fjalët e Spaletit pas rinovimit: 

“Falënderoj familjen Zhang dhe kompaninë që më dhanë mundësinë për të nënshkruar këtë zgjatje,” tha trajneri i zikaltërve. “Unë dua të theksoj se ky nënshkrim është vetëm pjesa burokratike e diçkaje që ishte arritur më parë, vullneti për të vazhduar të luftojmë së bashku për të mirën e këtij klubi shumë të rëndësishëm”.

“Ishte menjëherë një marrëdhënie e respektit dhe besimit të ndërsjellë dhe konfrontimi i përditshëm ka sjellë gjithnjë e më shumë ndërgjegjësim se ne ëndërrojmë të njëjtën gjë për këtë fanellë, për tifozët tanë. Le të themi se sot pakti i dëshirave të përbashkëta të botës interiste është më i fortë “.

Fjalët e Zhang Jr pas marrëveshjes së arritur: 

“Në vitin e njëqind e dhjetë të historisë së zikaltërve kemi bërë vendime të rëndësishme për ta vendosur klubin në rrugën e duhur dhe sot, në fillim të një sezoni të ri, duam të bëjmë një hap tjetër për të forcuar më tej marrëdhënien tonë me Luçiano Spaletin “, tha Steven Zhang.

“Vitin e kaluar Spaleti dhe bashkëpunëtorët e tij ngritën skuadrën, duke e çuar Interin në skenën më prestigjioze evropiane dhe rezultati i arritur është një testament për punën dhe angazhimin e madh që stafi ynë teknik ka mbajtur gjatë gjithë sezonit”.

“Ne jemi të lumtur të vazhdojmë kontratën e z. Spaleti dhe të vazhdojmë udhëtimin që filluam së bashku me synimin për të ndërtuar një nga ekipet më të forta në skenën botërore të futbollit. Marrëveshja e arritur konfirmon besimin maksimal në punën e tij dhe fortësinë e një projekti afatgjatë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"