ZYRTARE/ Interi bëhet i frikshëm, vjen prezantimi për afrimin e fundit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2019 | 22:06

ZYRTARE/ Interi bëhet i frikshëm, vjen prezantimi për afrimin e fundit në merkato

Mbrëmjen e sotme, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar. Aleksis Sançez është një lojtar i Interit.

aleksis sancez

Klubi zikaltër ka njoftuar për ardhjen e futbollistit kilian, në huazim nga Mançester Junajtid, deri në qershor të vitit 2020.

Sançez është pritur me këngë dhe mjaft ngrohtë, nga tifozët e Interit që ditën e djeshme kur zbarkoi në Milano, ndërsa pas zyrtarizimit, tani mund të quhet një lojtar i Interit. Që nga dita e nesërme, ai do të jetë në dispozicion të Kontes për seancën stërvitore. Bashkë edhe me Lukakun, që u ble po nga Junajtid, Interi bën një repart të frikshëm në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"