ZYRTARE/ Iker Kasijas konfirmon kandidaturën për president të Federatës Spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 15:12


ZYRTARE/ Iker Kasijas konfirmon kandidaturën për president të Federatës Spanjolle

Tashmë është zyrtare, legjenda Iker Kasijas, do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e Federatës Spanjolle të Futbollit, që janë planifikuar të mbahen këtë vit.

 Kasijas

Pas lajmit që po qarkullonte në media, disa ditë më para, ditën e sotme ka qenë vetë Kasijas, i cili nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”, ka konfirmuar lajmin, duke shkruar:

“Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli spanjoll.”

Kujtojmë që Kasijas, aktualisht është pjesë e Portos, në kampionatin portugez, teksa ende nuk ka komunikuar largimin e tij nga futbolli. Kjo gjë pritet të ndodhë në momentin që ai do të dorëzojë kandidaturën për president të federatës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com