ZYRTARE/ Ibrahimoviçi shqiptar rinovon me Bajernin, Salihamixhiç: Tani do luajë me profesionistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 21:04

ZYRTARE/ Ibrahimoviçi shqiptar rinovon me Bajernin, Salihamixhiç: Tani do luajë me profesionistët

Arijon Ibrahimoviç, futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan me Bajern Mynih, nga tani e tutje do të jetë pjesë e skuadrës së parë të bavarezëve. Vendimin e ka treguar drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, pasi u zyrtarizua rinovimi i kontratës së mesfushorit ofensiv 17-vjeçar.

ibrahimovic

Klubi bëri të ditur se Ibrahimoviç kishte nënshkruar deri në vitin 2025 me bavarezët, pasi kishte bindur trajnerin Julian Nagelsman gjatë fazës përgatitore në janar, ku edhe shënoi një gol në miqësoren ndaj Salcburgut.

“Ne jemi të lumtur që kemi zgjatur kontratën me Ari Ibrahimoviç. Ai është zhvilluar shumë mirë këtu me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës tonë të profesionistëve”, tha ”Brazo” pas nënshkrimit të marrëveshjes me lojtarin.

“Unë jam shumë krenar dhe mirënjohës. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Pres me padurim hapat e mi të radhës te Bajerni”, ishte komenti i vetë djaloshit shqiptar i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare. Ai ka luajtur 12 ndeshje me Gjermaninë U17 duke shënuar 9 gola si dhe ka shënuar 2 gola me Gjermaninë U18 në 6 ndeshje të luajtura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"