ZYRTARE/ I dha fund aventurës me Arisin, Migjen Basha bashkohet me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 10:31

ZYRTARE/ I dha fund aventurës me Arisin, Migjen Basha bashkohet me skuadrën e re

Migjen Basha i është bashkuar zyrtarisht skuadrës së re të Melburn Viktori në elitë e futbollit australian. Shqiptari i cili së fundmi ishte pjesë e Aris në kampionatin grek, do të nisë një aventurë të re në kontinentin e largët.

Migjen Basha

Ka qenë vetë Basha që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Instagram, ka zyrtarizuar transferimin e tij te skuadra e re, duke u shprehur tepër i emocionuar për këtë sfidë të re në karrierën e tij.

basha

Kujtojmë që 34-vjeçari, njoftoi pak javë më parë largimin nga Kombëtarja shqiptare, për t’iu lënë vendin futbollistëve të rinj, ndërkohë që do të fokusohet totalisht te skuadra e tij e re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"