ZYRTARE/ Humbja zhgënjyese në Champions, klubi shkarkon menjëherë trajnerin që i drejtoi në 170 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 23:40

ZYRTARE/ Humbja zhgënjyese në Champions, klubi shkarkon menjëherë trajnerin që i drejtoi në 170 ndeshje

Disfata ndaj Dortmundit me rezultatin 1-4 ka rezultuar fatale për trajnerin e Sevijas, Julen Lopetegui, i cili është shkarkuar menjëherë pas ndeshjes nga drejtuesit e klubit spanjoll.

Despedida-Lopetegui-Noticia-Interior

Lajmi është konfirmuar nga vetë Sevija, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Gjasat janë të shumta, që pas shkarkimit nga klubi spanjoll, Lopetegui, të nisë një aventurë të re në Premier Ligë, teksa është pranë akordit me klubin e Uoverhemton.


Në total trajneri drejtoi në 170 ndeshje Sevijan, 121 në La Liga, 15 në Kupën e Mbretit, 16 në Ligën e Europës, 17 në Champions dhe 1 në Superkupën e Europës. Lopetegui është trajneri i pestë me më shumë ndeshje zyrtarë ne historinë e Sevijas, teksa regjistroi 89 fitore, 45 barazim dhe 36 humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"