ZYRTARE/ Holanda shpall “divorcin” me Van Galin, ish-trajneri i Barcelonës merr në drejtim “portokallinjtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2022 | 21:43

ZYRTARE/ Holanda shpall “divorcin” me Van Galin, ish-trajneri i Barcelonës merr në drejtim “portokallinjtë”

Luis Van Gal nuk do të jetë më trajner i Holandës pas Botërorit “KATAR 2022”.

kuman

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë kombëtarja “portokalli” me anë të një komunikate zyrtare ku ndan rrugët me teknikun 70-vjeçar për të afruar më 1 janar 2023 ish-trajnerin e Barcelonës, Ronald Kuman.

Van Gal drejtoi Holandën për 9 ndeshje, ku ka arritur të koleksionojë 6 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje.

Ndërsa Kuman do të bashkohet sërish me kombëtaren holandeze pas gati 1 vit e gjysmë.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"