ZYRTARE/ Higuain kalon në kampionatin amerikan: Kjo ishte ajo çfarë po kërkoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 15:44

ZYRTARE/ Higuain kalon në kampionatin amerikan: Kjo ishte ajo çfarë po kërkoja

Gonzalo Higuain zyrtarisht është transferuar nga Juventusi tek Inter Majemi në MLS. Sulmuesi argjentinas është zyrtarizuar edhe nga klubi amerikan në pronësit të Dejvid Bekam.

higuain

“Në fillim dua të falenderoj Inter Majemin për mundësinë. Jam i sigurtë që do jetë një eksperiencë e mrekullueshme në jetën time. Kjo është ajo çfarë po kërkoja, një eksperiencë të re në një ligë të re. Jam i lumtur të jem këtu”, ka thënë Higuain për faqen zyrtare të klubit.

Argjentinasi ndoqi hapat e shokut të tij tek Juventusi Matuidi, me francezin që gjithashtu kaloi tek Inter Majemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"