ZYRTARE/ Higuain firmos te Çelsi, ja fjalët e para si “londinez”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2019 | 22:14

ZYRTARE/ Higuain firmos te Çelsi, ja fjalët e para si “londinez”

Gonzalo Higuain është tashmë zyrtarisht një lojtar i Çelsit. Pak momente më parë, ai është prezantuar zyrtarisht edhe nga klubi londinez.

higuain

Në “Stamford Bridge” e pret trajneri Mauricio Sarri, që e kishte edhe tek Napoli. Nga Juventusi, ai vjen me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, dhe do të mbajë në fanellë numrin 9.

“Kur ke mundësinë të vish te Çelsi, i hipa direkt avionit. Është një klub që e kam pëlqyer gjithmonë, me kaq shumë histori, një stadium i mrekullueshëm, dhe që luan në një ligë e cila kam dashur gjithmonë të provoj veten, në Premier League. Shpresoj të shpërblej besimin që më ka dhënë klubi, dhe me zor po pres të nis këtë aventurë të re” – ishin fjalët e para të “El Pipitës” si londinez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"