ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar largohet nga Lioni dhe transferohet në elitën e futbollit portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 21:20

ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar largohet nga Lioni dhe transferohet në elitën e futbollit portugez

Talenti shqiptar Ayrton Ramaj, është prezantuar ditën e sotme te skuadra portugeze e Vizelës. 17-vjeçari së fundmi ishte pjesë e akademisë së Lionit në Francë, ndërkohë që ka marrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij, duke u transferuar në futbollin portugez.

Ramaj

Ramaj firmosi një kontratë profesioniste deri në vitin 2025, teksa premisat janë të mëdha për një karrierë të suksesshme. Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ku është aktivizuar 2 ndeshje me fanellën kuqezi.

Vlen të theksohet fakti se Vizela këtë sezon u ngjit në elitën e futbollit portugez. Kjo është një mundësi ideale për talentin shqiptar për të shpalosur vlerat e tij. Ramaj fillimisht do të jetë pjesë e ekipeve të moshave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"