ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, Shehu firmos kontratë 2-vjeçare me skuadrën polake  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 20:39

ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, Shehu firmos kontratë 2-vjeçare me skuadrën polake  

Juljan Shehu bëri një hap të madh në karrierë, duke u transferuar te skuadra e Vidzev Lodz në Poloni. Mesfushori 23-vjeçar, pasi kaloi testet mjekësore ditën e sotme, nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Aleja Pilsudskiego. Shehu ishte një nga futbollistët më të spikatur te Lacci në sezonin që sapo u mbyll.

Shehu

Në elitën e futbollit shqiptar mesfushori numëron në total 129 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 13 gola dhe ka regjistruar 13 asiste. Gjithashtu shqiptari është aktivizuar edhe 3 herë në kualifikueset e Ligës së Europës dhe 5 herë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Sezonin e kaluar ai bëri 33 paraqitje, shënoi 4 gola dhe regjistroi 3 asist, duke e ndihmuar Laçin të renditet në vendin e dytë. 23-vjeçari shpreson që të lerë gjurmë edhe në elitën e futbollit polak.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mesfushori i Laçit kryen testet mjekësore te klubi polak

EKSKLUZIVE/ Juljan Shehu ikën nga Laçi, zbulohet klubi polak që do firmosë mesfushori 23-vjeçar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"