Postuar: Shkurt 1, 2023 | 0:25
ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, Anis Mehmeti prezantohet te klubi i njohur i Championshipit! Ja çfarë numri do të mbajë në fanellë
Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti është zyrtarisht pjesë e ekipit Bristol Siti të Championshipit anglez. Mësohet se ai do të mbajë numrin 11 tek skuadra e re. Bristol Siti aktualisht ndodhet në vendin e 17-të të Championship.
Mehmeti ka zhvilluar një edicion fantastik me Ykombe teksa në 27 ndeshje ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste.
Ekipi pritet që të përfitojë 1 milion euro, aq sa llogaritet dhe vlera e mesfushorit me tipare sulmuese.
Mehmeti është aktivizuar dhe me skuadrën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe me hapin e ri në karrierë, mund të shtojë shanset e tij për të marrë ftesë nga trajneri Silvinjo.
PANORAMASPORT.AL
