ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, futbollisti shqiptar transferohet te skuadra e njohur turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:19

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, futbollisti shqiptar transferohet te skuadra e njohur turke

Valmir Veliu ka ndërmarrë një hap të madh në karrierë duke u transferuar zyrtarisht në Superligën e Turqisë, te skuadra e Gaziantepit.

VALMIR VELIU

Sulmuesi që la skuadrën e Llapit në Kosovë ka bërë një avancim në karrierën e tij futbollistike duke firmosur për 3 vite që do ta mbajë lidhur me fanellën e skuadrës së njohur turke deri në vitin 2025.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Gaziantepit me anë të një komunikatë në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 22-vjeçarit.

Me përfaqësuesen e Kosovës, Veliu është aktivizuar vetëm një ndeshje në miqësoren e humbur minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në vitin 2020.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"