Zyrtare / Hames Rodrigez shkon te Bajerni, Reali i Madridit përfiton 60 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2017 | 13:59

Zyrtare / Hames Rodrigez shkon te Bajerni, Reali i Madridit përfiton 60 milionë euro

Hames Rodrigez është futbollisti i ri i Bajernit të Mynihut. Kolumbiani largohet nga Reali i Madridit pas 3 sezonesh dhe do të fillojë tashmë një aventurë të re në Gjermani pasi dy klubet gjetën akordin e transferimit mes tyre.

hames bajern

Kalimi i Rodrigezit te Bajerni është në formë huazimi me detyrim blerjeje pas dy sezonesh, teksa në verën e 2019-s gjermanët duhet të derdhin në arkat e spanjollëve plot 60 milionë euro.

Hames do të bashkohet te Bajerni sërish me trajnerin Ançeloti, nën drejtimin e të cilit shprehu më të mirën e tij me fanellën e Realit. Ai do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon. Bajerni në këtë mënyrë zëvendësoi menjëherë të larguar Dagllas Kosta i cili ka zgjedhur të transferohet drejt Juventusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"