Zyrtare/ Gugash Magani merr drejtimin e klubit të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2016 | 17:23

Zyrtare/ Gugash Magani merr drejtimin e klubit të Flamurtarit

Gugash Magani është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtarit. Një ditë më parë administratori Sinan Idrizi konfirmoi për “Panorama Sport” se sot do të ketë një takim tjetër me trajnerin Magani në Vlorë, ndërsa konfirmimi përfundimtar erdhi pasditen e kësaj të marte.

Magani-dhe-BulkuMagani drejtoi ekipin e Teutës në sezonin që sapo u mbyll. Durrsakët arritën të sigurojnë një vend të Ligën e Europës, pasi Kukësi fitoi Kupën e Shqipërisë.

Tashmë Magani pritet të nisë punën nga e para me vlonjatët, për faktin se drejtuesit e klubit pushuan pjesën më të madhe të futbollistëve dhe stafit teknik pas humbjes me Skënderbeun në ndeshjen e fundit të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"