ZYRTARE/ Gresild Lika largohet nga Bylisi dhe surprizon me klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 22:40

ZYRTARE/ Gresild Lika largohet nga Bylisi dhe surprizon me klubin e ri

Gresild Lika largohet nga Bylisi,  23-vjeçari i ka surprizuar të gjithë me klubin e ri, teksa është prezantuar ditën e sotme, te skuadra e Arbërisë në Superligën e Kosovës.

Lika Arberia

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kuqezi bën me dije se Lika është transferua në formë huazimi te Arbëria.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Mirë se vjen Gresild Lika 
KF Arbëria ka arritur marrëveshje për transferimin e Gresild Lika në formë huazimi tek klubi yn.
Me koordinim në mes të dy klubeve Gresild Lika është transferuar tek ne!
Lika, luan në pozicionin e sulmuesit të krahut.
23 vjeçari nga Shqipëria së fundi ishte pjesë e ligës superiores shqipëtare me ekipin ‘Bylis Ballsh’. Ai bashkohet tek KF Arbëria për stinorin pranvere- vere 2020/21 në një periudhë 6 mujore.
Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese!

Arberia njoftimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"