ZYRTARE/ Goditje e dyfishtë për mbrojtjen, Flamurtari blindon repartin defensiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 13:53

ZYRTARE/ Goditje e dyfishtë për mbrojtjen, Flamurtari blindon repartin defensiv

Flamurtari ka bërë një goditje të dyfishtë në merkato duke blinduar repartin defensiv të skuadrës.

1

Portieri Shpëtim Moçka ka rinovuar sërish kontratën me klubin vlonjat duke mos e braktisur skuadrën dhe pse ra në Kategorinë e Dytë. Moçka është që prej vitit 2019 pjesë e Flamurtarit duke vazhduar ende aventurën në këtë skuadër.

2

Ndërkohë, drejtuesit kanë zyrtarizuar dhe afrimin e një mbrojtësi me eksperiencë si Behar Ramadani. 31-vjeçari vjen nga radhët e Drenicës në Kosovë, teksa dy sezonet e kaluara u aktivizua te skuadra e Vllaznisë.

Një goditje e dyfishtë për Flamurtarin ku drejtuesit janë të vendosur për ngjitjen në Kategorinë e Parë sërish këtë sezon.

Postimi i Flamurtarit

Zyrtare !
Portieri Shpetim Moçka zyrtarisht rinovon me Flamurtari Football Club.
Mesfushori Behar Ramadani eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Mire se vini ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"