ZYRTARE/ Goditje treshe në merkato, Dinamo bëhet “blind”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 20:31

ZYRTARE/ Goditje treshe në merkato, Dinamo bëhet “blind”

Dinamo nuk ka të ndalur në merkato. Skuadra kryeqytetase, e cila militon në Kategorinë e Parë, Grupi A, ka zyrtarizuar tre afrime të tjera në ditën e sotme.

ferhati

Bëhet fjalë për Xhuljan Turhanin, i cili ka firmosur pasditen e sotme kontratën me blutë.

Mbrojtësi 23-vjeçar, ka lënë ekipin e Turbinës dhe është bashkuar me Dinamon për pjesën tjetër të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.Turhani ka luajtur më parë me: Kamzën, Shkumbinin, Llapin dhe Vorën.

dinamo afrim

Gjitashtu Dinamo ka zyrtarizuar edhe afrimin e Isiaga Kamara, që ka qenë pjesë e Besës dhe Besëlidhjes më parë.

Mesfushori 26-vjeçar me kombësi nga Guinea, ka gjetur akordin me drejtuesit dhe ka firmosur kontratën pasditen e sotme.

dinamo tjeter afrim

Goditja e tretë për Dinamon është Ardian Kaloshi, i cili vjen pas një eksperience me disa skuadra në ligat e Gjermanisë, ku sëfundmi ishte pjesë e OSC Bremerhaven. Me herët në Shqipëri ka qënë pjesë e Dinamos U19, Korabit, Kamzës dhe Sopotit.

dinamo 111

Kujtojmë që në drekë Dinamo afroj dhe Mateo Ortolini. 19-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e moshave të Milanit, ndërkohë që së fundmi është aktivizuar te ekipi grek i Acharnaikos.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"