ZYRTARE/ Goditja e papritur e Laçit para startit të kampionatit, firmos me Vasil Shkurtajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 23:15

ZYRTARE/ Goditja e papritur e Laçit para startit të kampionatit, firmos me Vasil Shkurtajn

Skuadra e Laçit ka bërë një lëvizje të papritur në merkaton e verës teksa duket se ka gjetur zëvendësuesin e Saliu Guindo. Kurbinasit ishin në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë gjetur atë, pasi kanë firmosur sot me Vasil Shkurtajn.

shkurtaj

Futbollisti u largua nga Kukësi në mbyllje të sezonit dhe ishte në kërkim të një aventurë të re, me oferta të ndryshme që kishin ardhur në adresë të tij. Por lojtari në fund ka zgjedhur të veshë fanellën e kurbinasve, ku pritet të ketë të garantuar një vend në formacion.

“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Kukësit pas një eksperience në Kinë. Sulmuesi vlonjat më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin, si dhe numëron eksperienca të ndryshme në Greqi, Portugali, Holandë dhe Qipro”, shkruhej në njoftimin e kurbinasve në rrjete sociale duke zyrtarizuar kësisoj këtë transferim të rëndësishëm vetëm pak ditë para se skuadra të zbresë në fushën e lojës për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Teutës.


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"