ZYRTARE/ Goditja e bujshme në merkato, klubi kryeqytetas konfirmon transferimin e ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare: Ëmbëlsira për në fund…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:41

ZYRTARE/ Goditja e bujshme në merkato, klubi kryeqytetas konfirmon transferimin e ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare: Ëmbëlsira për në fund…

Tashmë është zyrtare, Besart Berisha do të jetë pjesë e Prishtinës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka konfirmuar transferimin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, duke mbyllur kështu merkaton me një goditje “big”.

Besart Berisha

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, , futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër”.

NJOFTIMI ZYRTAR I PRISHTINËS:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.

Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"