ZYRTARE/ Godet Laçi në merkato, firmos me ish-sulmuesin e Feronikelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 13:21

ZYRTARE/ Godet Laçi në merkato, firmos me ish-sulmuesin e Feronikelit

Laçi ka gjetur sulmuesin për sezonin e ri. Në prag të sfidës me Hapel Ber Shevën, ish-futbollisti i Feronikelit Van Dejv Harmon ka firmosur për 3 vite me Laçin.
laci
24-vjeçari nga Liberia ka luajtur në Kosovë me ekipet e Drenicës dhe Feronikelit, ndërsa ka provuar dhe futbollin çek, letonez, senegalez dhe Liberian.

Ai konsiderohet si lojtari që do të zëvendësojë Kirian Nuabuezen, golashënuesin më të mirë të sezonit 2019-2020 në Kategorinë Superiore. Harmon luajti me Drenicën dhe Feronikelin në sezonin e kaluar duke realizuar 7 gola në 23 ndeshje në Superligën e Kosovës.

Njoftimi i Laçit

Van-Dave Harmon : Hidhet e zeza ne te bardhe !! Lojtari firmos me klubin tone nje kontrate tre vjecare dhe pritet ti bashkohet ekipit ditet ne vijim . Miresevjen @harmon_vandave ne familjen bardhezi #paralaci ⚪️⚫️

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"