ZYRTARE/ Gati për të shkëlqyer në Serinë A, Vedat Muriqi vesh fanelën e Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 17:50

ZYRTARE/ Gati për të shkëlqyer në Serinë A, Vedat Muriqi vesh fanelën e Lacios

Merr fund transferimi dhe prezantimi i Vedat Muriqit si futbollist i Lacios. Sulmuesi 26-vjeçar është prezantuar sot me fanelën bardhekaltër. Lajmi u konfirmua nga klubi lacial në faqen zyrtare.
muriqi-2
Transferimi i ish-futbollistit të Fenerbahçes i kushtoi Lacios rreth 20 milionë euro. Pavarësisht “maratonës” së kalimit të tij në Romë, Lacio arriti të siguronte përfundimisht Muriqin

Ai pritet të formojë një dyshe të fortë sulmi me Çiro Imobilen. Lojtari do të vihet menjëherë në dispozicion të teknikut Simone Inzagi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"