ZYRTARE / Futbollisti i larguar nga Laçi hedh firmën për skuadrën e Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 18:25

ZYRTARE / Futbollisti i larguar nga Laçi hedh firmën për skuadrën e Egnatias

Ilirid Ademi ka mbetur vetëm pak ditë pa skuadër, pasi sulmuesi anësor i cili u largua nga Laçi në ditët e fundit të dhjetorit, ka gjetur strehë në një tjetër ekip të elitës së futbollit në vendin tonë. Ademi është prezantuar sot si përforcimi më i ri i skuadrës së Egnatias.

ademi ilirid

“Mirë se vjen Ilirid Ademi. KF Egnatia njofton se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin anësor Ilir Ademi i cili ka firmosur për një sezon e gjysmë me skuadrën tonë. Ademi vjen si një përforcim me shumë vlera në repartin e sulmit”, shkruante klubi rrogozhinas në zyrtarizimin e këtij afrimi.

Kështu, trajneri Ramadani ka një alternativë më shumë në dispozicion në vijimin e edicionit, ku skuadra e Egnatias do të synojë të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"