ZYRTARE/ Futbollisti 25-vjeçar largohet nga klubi i Superiores dhe firmos në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 17:32

ZYRTARE/ Futbollisti 25-vjeçar largohet nga klubi i Superiores dhe firmos në Kosovë

Mbrojtësi Besar Iseni ka ndërprerë bashkëpunimin me Egnatian teksa do të vijojë karrierën në Kosovë.

ISENI

Shkupjani është prezantuar sot te skuadra e Ferizajt, pas aventurës jo fortë bindëse në futbollin shqiptar, ku nuk arriti të linte gjurmë te rrogozhinasit e Shpëtim Duros.

25-vjeçari, Besar Iseni së fundmi ishte pjesë e Egnatias, ndërsa më herët ka luajtur për Shkupin dhe Vardarin në Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse te Egnatia u afrua me shumë bujë, Iseni regjistroi vetëm 27 paraqitje në gati dy sezone me fanellën e skuadrës nga Shqipëria, ku shënoi vetëm 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"