ZYRTARE/ Futbolli në ankth nga koronavirusi, UEFA merr vendim për ndeshjen Inter-Ludogorets

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:26

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Liga e Europes

ZYRTARE/ Futbolli në ankth nga koronavirusi, UEFA merr vendim për ndeshjen Inter-Ludogorets

UEFA vendosi së fundmi se takimi i kthimit të raundit të 1/32-ave të Ligës së Europës midis Interit dhe Ludogoretsit do të luhet pa praninë e tifozëve.

UEFA
Në një komunikatë zyrtare, qeveria e futbollit europian vendosi që takimi në “San Siro” të zhvillohet pa praninë e tifozëve për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit u përfol se ky takim do të shtyhej për shkak të situatës së krijuar në rajonet e Lombardisë dhe Padovas nga përhapja e koronavirusit.

San-Siro-e1580547021885

“UEFA deklaron se ndeshje midis Interit dhe Ludogoretsit për raundin e 1/32-ave të Ligës së Europës do të luhet me dyer të mbyllura. Mëngjesin e sotëm, Interi i dërgoi një letër Ludogoretsit duke njoftuar se ka marrë leje nga autoritetet shëndetësore italiane për të zhvilluar ndeshjen pa praninë e tifozëve”, shkruhet në komunikatën zyrtare të UEFA-s për ndeshjen e ditës së enjte Inter-Ludogorets.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com