ZYRTARE/ “Furtunë” te Egnatia, shkarkohet trajneri Shpëtim Duro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 23:10

ZYRTARE/ “Furtunë” te Egnatia, shkarkohet trajneri Shpëtim Duro

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Egnatias.

DURO

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Shkarkimi pritet të ketë ndodhur për shkak të rezultateve të dobëta, teksa klubi ka nisur nga puna për të gjendur zëvendësuesin.

Kujtojmë që Duro zuri vendin e Tetovës në krye të skuadrës rrogozhinase. Aktualisht Egnatia është pozicionuar në vendin e 4 në renditjen e Superiores me 26 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje.

Përkohësisht skuadrën do ta drejtojë Edlir Tetova, që aktualisht mban pozicionin e drejtorit sportiv në klub, deri në momentin që të zyrtarizohet trajneri i ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"