Zyrtare/ FSHF vendos për Kategorinë e Parë, të Dytën dhe të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 13:04

Zyrtare/ FSHF vendos për Kategorinë e Parë, të Dytën dhe të rinjtë

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të shtynte kampionatet e Kategorisë së Parë, të Dytë dhe futbollin e moshave për shkak të situatës me reshjet e shumta dhe përmbytjet që ndodhën në të gjithë Shqipërinë. Mësohet se organi më i lartë i futbollit në vend ka vendosur që java e shtyrë të luhet këtë fundjavë që vjen.

logo_fshf_28_shtator

Sfidat e Kategorisë së Parë janë të përcaktohen ditën e shtunë në orën 13:00, përveç takimeve Dinamo-Besa dhe Vllaznia B-Egnatia që do të zhvillohen ditën e djelë në orën 13:00.

kategoria-e-pare

 

Për sa i përket takimeve të Kategorisë së Dytë ato do të luhen ditën e dielë, por me një ndryshim në orar, sfidat do të startojnë në orën 13:00 dhe jo në 14:00.

kategoria_e_dyte_nr

FSHF ka vendosur që edhe përballjet e futbollit të moshave të zhvillohen ditën e dielë, të rinjtë në orën 12:00, ndërsa paratërinjtë në orën 10:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"