ZYRTARE/ FSHF-ja gjobitet nga UEFA, e pëson dhe Bjellorusia. Ja për çfarë bëhet fjalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 23:30

ZYRTARE/ FSHF-ja gjobitet nga UEFA, e pëson dhe Bjellorusia. Ja për çfarë bëhet fjalë

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë para 4 ditësh një gjobë nga UEFA. Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) gjobiti FSHF-në me 5 mijë euro për mosrespektimin e protokollit të “Return to play” të përcaktuar nga institucioni i futbollit europian.
thumbs_b_c_e6102e4b52049663a8ef73095e1e6c49
Për ndeshjen e 18 nëntorit Shqipëri-Bjellorusi 3-2, e luajtur në “Air Albania”, Disiplina e UEFA konstatoi se pala shqiptare nuk ka respektuar detyrimet organizative dhe mjekësore për mbarëvajtjen e ndeshjes me bjellorusët. Ndërkohë, pa shpëtuar nuk ka mbetur as Federata e Bjellorusisë.

Pala bjelloruse është gjobitur me 6 mijë euro për shkak të sjelljen e gabuar të ekipit në fushën “Air Albania”-s pas përfundimit të takimit me kuqezinjtë, ku pati mosmarrëveshje mes palëve.

Masa penalizuese duhet të shlyhet brenda 90 ditëve nga të dyja palët.

ALBANIAAAA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"