ZYRTARE/ Vllaznia dhe Da Silva ndahen përfundimisht, braziliani drejt firmës me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:53

ZYRTARE/ Vllaznia dhe Da Silva ndahen përfundimisht, braziliani drejt firmës me…

Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Viktor Da Silvës!

VIKTOR DA SILVA 1

Vllaznia dhe fantazisti brazilian kanë ndarë rrugët përfundimisht pas dy sezonesh të përshkuara së bashku.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë.

Emri i 27-vjeçarit është folur te Partizani dhe me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë në kryeqytet me fanellën e “demave”.

Braziliani me fanellën e Vllaznisë fitoi 2 Kupa të Shqipërisë.

Më parë, Da Silva gjithashtu është aktivizuar edhe me skuadrat e Kievos, Peskarës, Breshias, Teramos, Istras, Peruxhias, Lupa Roma, Fermana, Fano dhe Virtus Verona.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË VLLAZNISË –

vi

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Victor Da Silva.

KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Thank you Victor Da Silva!”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"