ZYRTARE/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri për 100 vjetorin e krijimit, 47-vjeçari nis menjëherë stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 20:27

ZYRTARE/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri për 100 vjetorin e krijimit, 47-vjeçari nis menjëherë stërvitjen

Tashmë është zyrtare, Diego Longo është trajneri i ri i Flamurtarit.  47-vjeçari do të pasojë Marcelo Troisin, e larguar pas disfatës ndaj Dinamos, teksa tekniku italian nuk ka humbur kohë, duke u prezantuar pasditen e sotme, teksa ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin “Flamurtari”.

Longo Idrizi

23 marsi përkon me 100-vjetorin e krijimit të klubit dhe sigurisht misionin e ka të qartë: ta ngjisë në elitën e futbollit shqiptar.

Longo ishte ndër më të kuotuarit dhe jo më kot administratori e takoi direkt pas humbjes me Dinamon. Kushti i panegociueshëm ishte eksperienca dhe ajo nuk i mungon. Ai në të kaluarën ka drejtuar Kukësin dhe e njeh mirë ambientin në futbollin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"