Zyrtare, Flamurtari firmos me talentin, Kristi Marku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2016 | 13:32

Zyrtare, Flamurtari firmos me talentin, Kristi Marku

Flamurtari vazhdon të afrojë futbollistë cilësorë në këtë  merkato. Futbollisti i radhës që është zyrtarizuar sot në kampin vlonjat është Kristi Marku. Mbrojtësi 20 vjeçar i cili së fundmi aktivizohej me Budapest Honved, do të jetë lojtari më i ri i Flamurtarit.marku Marku luan në qendër të repartit difensiv, por përshtatet mjaft mirë edhe si mbrojtës i majtë. Afrimi i tij do të jetë një alternativë mjaft e vlefshme për trajnerin Ramadani i cili mbrojtjen e ekipit e ka pikë të dobët.

Kristi ka qenë më parë edhe pjesë e Teutës në Shqipëri, ndërsa është është edhe pjesë e Kombëtares U21.  Ka luajtur me të gjitha nivelet me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Kombëtaret e 17 dhe 19-vjeçarëve.

Pas nje eksperience në Suedi tek FC Rosengård dhe Hungari tek Budapesti Honvéd SE Kristi Marku rikthehet zyrtarisht në Shqipëri dhe zgjedh Flamurtarin si ekipin ku do të vazhdojë karrierën.

Menaxheri i tij, Luan Kadriu ka konfirmuar për “Panorama Sport” se lojtari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin vlonjat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"