ZYRTARE/ Flamurtari firmos me Bathën për 6 mijë euro në muaj

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 10, 2018 | 16:45

ZYRTARE/ Flamurtari firmos me Bathën për 6 mijë euro në muaj

Idriz Batha është zyrtarizuar ditën e sotme tek ekipi i Flamurtarit. Siç e kishte paralajmëruar Panorama sport edhe disa ditë më parë, Batha ka rënë dakord me klubin vlonjat, dhe tashmë është vetë faqja e klubit që e ka konfirmuar.

batha flamurtari

Siç mëson Panorama Sport, Batha ka firmosur tek ambienti vlonjat, për shumën e 6000 eurove në muaj. Pas 3 sezonesh të kaluara tek ekipi i Partizanit, Batha u largua në fund të edicionit të kaluar, dhe ishte pranë kalimit tek AEL Larisa në Greqi, por gjithçka u anulua në fund për mosdakordësi nga ana e klubit grek.

Panorama Sport e kishte paralajmëruar që në numrin e datës 6 korrik, në një lajm ekskluziv faktin që Flamurtari kërkonte shërbimet e Bathës, dhe se Ilir Daja e dëshironte në skuadër.

Panorama Sport, data 6korrik

Panorama Sport, data 6korrik






www.minuta90.com