ZYRTARE/ Fitorja në derbi bën Asllanin 100% të Interit! Suksesi zikaltër aktivizoi klauzolën e veçantë në kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 23:05

ZYRTARE/ Fitorja në derbi bën Asllanin 100% të Interit! Suksesi zikaltër aktivizoi klauzolën e veçantë në kontratë

Kristjan Asllani tashmë mund të cilësohet plotësisht një futbollist i Interit. Jo se nuk ishte më parë, por tani ai është plotësisht pjesë e zikaltërve, pasi ka hyrë në fuqi klauzola e veçantë e transferimit të tij.

Asllani
Në fakt, kur Interi e bleu nga Empoli, u vendos një klauzolë me huazimin me të drejtë blerje të detyruar nëse do të arrihej një objektiv i veçantë.

Dhe ai objektiv i veçantë ishte pika e parë që do të siguronte Interi pas datës 2 shkurt 2023.
Kjo pikë e parë përkoi në fakt me fitoren në derbi dhe aktivizoi klauzolën që e bën huazimin një transferim përfundimtar.

Interi kishte paguar 4 milionë euro për huazimin e tij nga Empoli. Por tani kjo kthehet në një transferim përfundimtar për vlerën e 10 milionë eurove, me 2 milionë euro të tjera si bonuse në varësi të objektivave të arritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"