ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Teutën, mbrojtësi largohet pas tri sezonesh në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:41

ZYRTARE/ Fitoi gjithçka me Teutën, mbrojtësi largohet pas tri sezonesh në Durrës

Bllagoja Todorovski nuk do të jetë më pjesë e Teutës nga sezoni i ardhshëm.

TODOROVSKI 1

Mbrojtësi maqedonas ka shpallur vetë “divorcin” me klubin durrsak duke e bërë zyrtare këtë lajm vetë në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, ku i jep fund aventurës 3-vjeçare me durrsakët:

“Faleminderit Teutës, presidentit dhe çdo kujt që ka qenë pjesë e aventurës së mrekullueshme 3-vjeçare. Dua ta mbyll sezonin me këto fjalë dhe i uroj të gjithëve fat në të ardhmen”, shkroi 36-vjeçari.

Me fanellën e Teutës, maqedonasi arriti të fitojë një titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

Vlen të theksohet se nuk mungon as komenti i sulmuesit të Tiranës, Taulant Seferi, i cili i ka uruar fat mbrojtësit 36-vjeçar.

283316617_820447262678058_7498439957221347466_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"