ZYRTARE/ Firmos për 3 vite me klubin e ri, futbollisti i Kosovës zgjedh të qëndrojë në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 14:10

ZYRTARE/ Firmos për 3 vite me klubin e ri, futbollisti i Kosovës zgjedh të qëndrojë në Gjermani

Futbollisti i Kosovës Leart Paqarada do të vazhdojë karrierën në Gjermani, por në një skuadër të re. Mbrojtësi i majtë ka firmosur për 3 vite me ekipin e Sent Paulit, që luan në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

paqarada-bornemann
25-vjeçari është prezantuar sot si lojtari më i ri i “Freibeuter der Liga” (Piratët e Ligës).

“Zyrtarët e klubit treguan shumë vlerësim dhe admirim për mua gjatë negociatave. Sent Poli ësht që me një traditë të gjatë në futboll dhe janë të njohur për atmosferën që krijojnë dhe tifozët fantastik. Jam i gëzuar që jam pjesë e Sent Polit dhe që do të vazhdoj këtu karrierën”, shprehet Paqarada.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"