Postuar: Shkurt 1, 2023 | 22:02
ZYRTARE/ Firmos mbrojtësi i Kombëtares, Egnatia prezanton blerjen e bujshme
Mbrojtësi Hysen Memolla është rikthyer në klubin rrogozhinas, Egnatia. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ekipi përmes një postimi në faqen zyrtare, Facebook.
Në postim shkruhet se futbollisti është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit dhe më pas iu është bashkuar ekipit në stërvitje.
Postimi i plotë
? HYSEN MEMOLLA RIKTHEHET NE SHTËPI.
Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z.Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla.
Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut.
#forcaegnatia?
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"