ZYRTARE/ Fillimi i një epoke të re, klubi i njohur britanik me pronar dhe president të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 19:30

ZYRTARE/ Fillimi i një epoke të re, klubi i njohur britanik me pronar dhe president të ri

Epokë e re ndryshimi në shtëpinë e Sandërlendit.

sunderland

Klubi i njohur britanik i cili militon në ligën e tretë të Anglisë, bëhet me pronar dhe president të ri, i cili është Kiril Lui-Drejfus.

23-vjeçari eshtë presidenti dhe pronari më i ri në moshë të klubit të Sandërlendit.

Këtë lajm e publikon vetë klubi i Sandërlendit me anë të një komunikate në sajtin e saj zytar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË SANDËRLENDIT –

“Klubi i Sandërlendit mori sot miratimin nga Federata Angleze e Futbollit, që Kiril Lui-Drejfus, të jetë pronari dhe presidenti ynë, duke sinjalizuar fillimin e një epoke të re në ‘Wearside’. Kiril Lui-Drejfus gjithashtu bëhet presidenti i ri i klubit me efekt të menjëhershëm.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"