Zyrtare/ Ferhan Hasani dhe Cuculi largohen nga Shkëndija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 15:39

Zyrtare/ Ferhan Hasani dhe Cuculi largohen nga Shkëndija

Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk do të jenë më pjesë e Shkëndijës për sezonin e ardhshëm. Të dy futbollistët titullar, të cilët shkruan historinë me klubin tetovar, janë tashmë lojtarë të lirë. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Hasani mësohet se është në bisedime me disa klube turke, ndërsa për Cuculin nuk mungojnë ofertat nga Kategoria Superiore.

Hasani-e-Cuculi

NJOFTIMI I SHKËNDIJËS

KF Shkëndija falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi dhe u dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen.

Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen. Kështu dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e rradhës.
KF Shkëndija me këtë rast falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"