Zyrtare/ Federata Italiane e Futbollit zgjedh presidentin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 15:34

Zyrtare/ Federata Italiane e Futbollit zgjedh presidentin e ri

Gabriele Gravina është zgjedhur që të jetë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit. 65-vjeçari Gravina ish-presidenti i Seria C, ishte kandidati i vetëm dhe mori 97.2 për qind të votave në asamblenë e zgjedhjeve këtë të hënë.

Gabriele-Gravina

Gravina u shpreh: “Gabriele është një nga ju, dikur që do të ndryshojë dhe të rinisë futbollin e ri italian. Ne do të ndryshojmë orientimin dhe drejtimin”. Në këtë post Gravina do të zëvendësojë Karl Tavekinon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"