Zyrtare, Federata Gjermane vendos fatin e trajnerit Joakim Lëv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 15:53

Zyrtare, Federata Gjermane vendos fatin e trajnerit Joakim Lëv

Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur që të mbyllë shumë shpejt diskutimet rreth të ardhmes së Joakim Lëv. Pas bisedimeve të zhvilluara sot mes drejtuesve dhe trajnerit 56-vjeçar, është njoftuar zyrtarisht se ai do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses deri në vitin 2018, siç parashikohej në kontratë.

joakim lev

“Padyshim që të gjithë ishim të zhgënjyer pas gjysmëfinales, pasi kishim punuar shumë në javët para dhe gjatë turneut. Ishte e nevojshme që të shkëputeshim pak ditë dhe të pushonim. Por për mua gjërat janë të qarta: Pavarësisht zhgënjimit, skuadra nuk zhgënjeu.

Germany v France - Semi Final: UEFA Euro 2016

Ajo ishte skuadra më e re e turneut, unë shoh ende shumë potencial në ekip. Jam i sigurt se ata do të na japin përsëri shumë gëzim, ndaj gëzimi im është po aq i fortë sa gjithmonë për të punuar me këta lojtarë dhe që ata të zhvillohen me sytë nga Kupa e Botës 2018”, ishin fjalët e trajnerit për faqen e internetit të Federatës Gjermane të Futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"