ZYRTARE/ Fatale humbja në kampionat, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:31

ZYRTARE/ Fatale humbja në kampionat, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Bruno Lazh nuk është më trajner i skuadrës së Volvesit!

BRUNO LAZH

Fatale për trajnerin portugez ishte humbja në transfertë ndaj Uest Hemit me rezultatin 2-0 dhe gjithashtu edhe starti negativ i sezonit, ku nga 8 ndeshje, kanë grumbulluar 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, duke koleksionuar 6 pikë në vendin e 18.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Premier Ligës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke njoftuar këtë “divorc” mes palëve.

Detyrën e trajnerit përkohësisht do ta marrë anëtari e stafit Stiv Dejvis, i cili do të drejtojë skuadrën për ndeshjen kundër Çelsit në stadiumin “Stamford Bridge”.

46-vjeçari, Bruno Lazh u emërua në krye të pankinës së Volvesit më 1 korrik 2021, teksa në 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet, fitoi 19, barazoi 9 dhe humbi 23.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"