ZYRTARE/ Etika pezullon për 8 vjet Platininë dhe Blaterin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 10:08

ZYRTARE/ Etika pezullon për 8 vjet Platininë dhe Blaterin

Platini

Kreu i FIFA-s Sepp Blater dhe ai i UEFA-s Mishel Platini janë pezulluar zyrtarisht për tetë vjet nga çdo aktivitetet futbolli. Vendimi i marrë nga Etika, në Zyrih të hënën, sjell një fund për Blatter dhe Platininë pasi që të dy nuk do të kenë më shanse të kandidojnë për presidencën e FIFA­-s në muajin shkurt.

Blater, president i FIFA­-s që në vitin 1998, do të largohet nga drejtimi i “qeverisë së futbollit botëror” në muajin shkurt. Edhe pse u rizgjodh për një mandat të pestë, Blater dha dorëheqjen.

“U tërhoqa që të mbroj FIFA-­n. Sa për veten jam ende aq i fortë sa të mbrohem për akuzat”, ka thënë ai. Deri tani, policia zvicerane ka arrestuar disa zyrtarë të FIFA­-s për korrupsion, ndërsa disa prej tyre do të ndiqen në gjendje të lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"