ZYRTARE/ Është shndërruar në lider te skuadra franceze, futbollisti shqiptar rinovon edhe për 3 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 20:38

ZYRTARE/ Është shndërruar në lider te skuadra franceze, futbollisti shqiptar rinovon edhe për 3 vite

Ish-kapiteni i Shpresave, Qazim Laçi, ka rinovuar edhe për 3 sezone me klubin francez të Ajaçios që militon në ligën e dytë.

laci

Mesfushori dibran, së fundmi ishte shndërruar në një lider te bardhekuqtë, duke fituar besimin e plotë të drejtuesve, të cilët i ofruan rinovimin e kontratës edhe për 3 vite.

qAZIM lACI

Ka qenë vetëm  klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka zbuluar se shqiptari do të jetë pjesë e Ajaçios deri në vitin 2023. 24-vjeçari aktivizohet që prej vitit 2017 me skuadrën franceze, ku ka realizuar edhe 6 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"