Zyrtare/ Enis Gavazaj largohet nga Skënderbeu, firmos në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 13:38

Zyrtare/ Enis Gavazaj largohet nga Skënderbeu, firmos në Rusi

Enis Gavazaj nuk do të jetë pjesë e Skënderbeu këtë sezon. Mesfushori 23-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Rusi te skuadra e Jenisei.

gavazaj

Lajmi është bërë publik nga klubi rus nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Gavazaj së bashku me menaxherin Qorrmemeti kanë mbërritur në Rusi ku kanë takuar drejtuesit e klubit, të cilët kanë prezantuar futbollistin nga Prizreni si afrimin e ri.

Mësohet se Gavazaj është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Askush nuk mund të plotësonte kerkesen e Skënderbeut per 600 mije euro, ndaj edhe korçarët pranuan huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit.  Jenisei u ngjit këtë sezon në elitën ruse dhe do të kërkojë të ndërtojë një ekip dinjitoz. Behet fjalë për një klub të vogël në Siberi, në qytetin Krasnojarsk.

gavazaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"