ZYRTARE/ Empoli i shqiptarëve përforcohet në merkato, firmosin me ish-sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 12:39

ZYRTARE/ Empoli i shqiptarëve përforcohet në merkato, firmosin me ish-sulmuesin e Milanit

Tashmë është zyrtare, Matia Destro do të vijojë karrierën e tij te Empoli.

MATIA DESTRO

Ish-sulmuesi i Milanit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, teksa do ta mbajë të lidhur në Toskanë deri më 30 qershor 2023.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike skuadra ku aktivizohen tre lojtarët e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen sulmuesit 31-vjeçar në profilet e rrjeteve të tyre sociale.

Në sezonin e kaluar, Destro u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Xhenoas në 27 ndeshje ku realizoi 9 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

Më parë ai ka mbajtur veshur edhe fanellat e Interit, Sienës, Romës dhe Bolonjës.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"