Postuar: Qershor 4, 2023 | 21:40
ZYRTARE! Emiljano Çela nis nga puna, Flamurtari prezanton goditjen e parë në merkato
Silvio Zogaj është zyrtarisht futbollist i Flamurtarit! Sulmuesi shkodran është prezantuar ditën e sotme me fanellën kuqezi, duke rigjetur kështu trajnerin Emiljano Çela me të cilin ka punuar edhe te Kastrioti.
Vetë klubi e ka zyrtarizuar afrimin e Zogaj nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale. Zogaj u largua vetëm pak ditë më parë nga Kastrioti pas rënies në Kategorinë e Parë, teksa edhe me Flamurtarin mbetet në të Parën.
NJOFTIMI I KLUBIT
“Silvio Zogaj eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Silvio
Mbiemri: Zogaj
Datëlindja: 25 Korrik 1997
Pozicioni: Sulmues i Majte
Karriera :
2023 – Flamurtari F.C
2021 – 2023 KF Kastrioti ( Shqiperi )
2020 – 2021 KF Teuta ( Shqiperi )
2018 – 2020 KF Vllaznia ( Shqiperi )
2017 – 2018 KF Laci ( Shqiperi )
2016- 2017 KF Luftetari ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”

PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"