ZYRTARE/ Egnatia prezanton afrimin e radhës, vjen futbollisti i kombëtares së Ganës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 16:44

ZYRTARE/ Egnatia prezanton afrimin e radhës, vjen futbollisti i kombëtares së Ganës

Egnatia ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mesfushorit ganez Majkëll Agbekpornu.

egnatia

22-vjeçari flitej prej kohësh si përforcimi i radhës te rrogozhinasit, por vetëm sot është bërë zyrtarizimi i tij dhe bashkimi me pjesën tjetër të skuadrës. Majkëll Agbekpornu luan në rolin e mesfushorit.

22-vjeçari vjen nga skuadra e Drims që luan në kampionatin ganez të futbollit, ndërkohë më herët Agbekpornu është aktivizuar dhe me skuadrën e moshave të Ganës.

Postimi i Egnatias

Welcome Michael AGBEKPORNU !
Mesfushori 23 vjeçar Ganez zyrtarizohet me KF Egnatia !
Sot Michael bashkohet me grupin .
? KF Egnatia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"