ZYRTARE/ Egnatia nuk ndalet në merkato, prezanton 2 afrimet e radhës në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 12:01

ZYRTARE/ Egnatia nuk ndalet në merkato, prezanton 2 afrimet e radhës në ekip

Egnatia duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar dy afrimet e radhës.

MAGANI

Mbrojtësi Mario Teqja dhe sulmuesi Artur Magani, janë lojtarët më të rinj të Egnatias.

Të dy lojtarë kanë firmosur kontrata 2 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Sulmuesi sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, ndërsa mbrojtësi ishte pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë se ditën e djeshme klubi rrogozhinas prezantoi trajnerin Gugash Magani në krye të stolit të ekipit, i cili ka objektiv ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"